Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një intervistë të dhënë për emisionin radiofonik “The World Tonight”, në BBC ka folur lidhur me situatën më afganët, ku Shqipëria ka vendosur që të pranojë disa prej tyre në vendin tonë. Rama ka theksuar se shqiptarët ishin si afganët rreth 30 vite më parë, ndërsa ka shtuar se tashmë është çasti për të ndihmuar afganët. “Unë nuk e di se çfarë nënkuptojnë vende të Bashkimit Evropian, kur thonë se do të marrin refugjatë afganë në vite. Duhet të jemi aty për ata që punuan për ne. Janë mijëra, duhet të jemi aty tani, jo në vite. Tani!” tha Rama.

“Ne kemi qenë në një regjim të ngjashëm me atë taleban” “Duhet të mendojmë për afganët sepse nëse jo, ata do të ndëshkohen si tradhtarë dhe me tradhti, nënkuptoj vde kjen, pasi ashtu trajtohen tradhëtarët atje”. “Ne i kemi parë lu ft ërat. I kemi jetuar ato. Kemi jetuar tme rret e luf tës”. “Këta jemi ne. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas lu ftës se sa përpara luftës. Kemi këtë kod, ku turpi më i madh në jetë, është të lësh në baltë mysafirët. Ne ishim afganë disa dekada më parë, kur ikëm nga Shqipëria, fortesa e Koresë së Veriut në Evropë në atë kohë. Trokitëm në dyert e të tjerëve dhe u mirërpitëm. Fëmijët tanë duhet të kuptojnë se në këtë botë jetojmë. Nuk jemi të pasur, por nuk duhet të humbasim kujtesën kolektive”, ka shtuar Rama më tej.