Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.