Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditëshme është frenimi i nepsit të tepërt. Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumrat dhe yndyrnat. Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj. Për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni. Këshjillohet të konsumoni disa ushqime të veçanta për ta ndalur këtë neps.

Avokado Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës. Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.

Vaji i kokosit Mjafton të zëvëndësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar ushqime të pashëndetshme do të largohet. Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetëshme që vaji i kokosit mban. Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetshme dhe jo sheqerna.

Arra Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.

Karrota dhe selino Selinoja dhe karrotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin. Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka.

Pini ujë Megjithëse teksnikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme. Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet./AgroWeb