Brazili mposhti Spanjën 2-1 në finale të Olimpiadës duke arritur të fitojë medalje ari për herë të dytë radhazi pas asaj në Rio 2016. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por në fund ishte Brazili që shkoi në shtëpi me medalje ari.
Të parët që kaluan në avantazh ishin seleçaot me anë të Kunjës në minutat shtesë të pjesës së parë. Spanja barazoi në pjesën e dytë me anë të Ojarzabal duke e çuar ndeshjen në shtesa.
Brazili ishte më i qartë në shtesa, dhe me hyrjen e Malkom ndeshja për brazilianët morën një hov të madh. Ishte pikërisht ish-futbollisti i Barcelonës që shënoi golin e fitore në minutën e 109-të duke i dhënë Brazilit medaljen e arit të dytë radhazi në futboll pas asaj të fituar në Lojërat Olimpike të Rio 2016.