Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin ne autostradën e Laçit.
Në pamjet e publikuara shihet grupi i dasmorëve që kanë ndaluar automjetet dhe kërcejnë në rrugë me shami në duar.
Në mbikalim ndodhet edhe kameramani i cili i filmon ndërsa kërcejnë.Për disa momente qarkullimi në këtë pjesë të autostradës u bllokua ndërsa në sfond dëgjohen boritë e automjeteve që presin në radhë.