Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri në Ligur 1 me fitore.
Skuadra e Mauricio Pochettino-s ka mundur 2-1 Troyes në transfertë.
Ka qenë një fitore me përmbysje për parisienët, të cilët e kanë parë veten në disavantazh pas vetëm 9 minutash lojë pas golit të shënuar ngë El Hajjam.
PSG ka arritur të përmbysë gjithçka në pjesën e parë falë golave të Hakimi-t (19′) dhe Icardi-t (21′).
Tani pritet qershia mbi tortë, që është zyrtarizimi i Lionel Messi-t.
Sipas Le Parisien, klubi ka informuar skuadrën për transferimin e argjentinasit dhe se prezantimi i Pleshtit do të bëhet të martën para Kullës Eifel.