Liverpool ka mundur 3-0 Norwich në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premier League.

Heroi i ndeshjes së luajtur në Carrow Road ka qenë Mohamed Salah. Egjiptiani ka dhënë dy asiste dhe ka shënuar një gol.

Salah është bërë lojtari i parë në Premier League që ka shënuar në ndeshjen hapëse të kampionatit anglez në pesë sezone radhazi.