Qyteti kinez i Wuhanit, ku u shfaq për herë të parë pandemia, po teston 11 milionë banorët për shkak të variantit Delta.
Ky variant është rikthyer në Kinë pas shpërthimit të epidemisë në Guangdong në qershor, me rastet e para të kostatuara më 20 korrik në aeroportin ndërkombëtar të Nanjingut, për shkak të rolit strategjik të tranzitit që mbulon Wuhanin në sistemin ekonomik dhe të transportit në Kinë.
Infektimet e njoftuara sot janë transmetuar lokalisht nga punonjësit migrantë në zonën ekonomike të qytetit, për herë të parë që prej qershorit 2020.
“Sipas rezultateve të hetimeve epidemiologjike, testimet në shkallë të gjerë në zonat kryesore do të fillojnë në kohën e duhur në Wuhan sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi zyrtari.
Kina ka kufizuar banorët e qyteteve të tëra në shtëpitë e tyre, ka prerë lidhjet e transportit të brendshëm dhe ka filluar testimin masiv ditët e fundit, ndërsa po lufton shpërthimin e saj më të madh të koronavirusit që prej disa muajsh.