Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar ABC zbulon ekipin e ri të kryetarit Lulzim Basha për katër vitet e ardhshme. Burime bëjnë me dije se kreu i PD ka takuar përfaqësuesit e ekipit të tij. Mësohet se Basha ka vendosur t’i besojë sërish Gazment Bardhit pozicionin e Sekretarit te Përgjithshëm.

Alfred Rushaj, merr postin si nënkryetar i PD dhe kryetar i grupit Parlamentar. Enkelejd Alibeaj nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Parlamentit. Grida Duma, nënkryetare e PD dhe Jorida Tabaku, gjithashtu në postin e nënkryetares së PD.

Pasditen e sotme, Lulzim Basha pritet të publikoje kandidatet për çdo pozicion në PD.