Qyteti antik i Olimpit, në Peloponez, që përfshin edhe vendin ku u luajtën për herë të parë Lojërat Olimpike, u urdhërua të evakuohet për arsye parandaluese për shkak të zjarreve në Iraklio. ”Edhe banorët e Mirakas gjithashtu u evakuan për shkak të një zjarri”, njoftoi Brigada e Zjarrfikësve. ”Situata atje është shumë e vështirë”, tha zëvendësguvernatori i rajonit, Ilia Vassilis Giannopoulos.
Autoritetet deri më tani kanë evakuar edhe tetë fshatra të tjerë në komunën e Olimpias antike, Pelopion, Platanos, Kafkania, Iraklia, Pournari, Koskina, Magiro dhe Kladeo. Në Iraklio, rreth 95 zjarrfikës dhe 31 makina zjarrfikëse me katër ekipe tokësore po luftojnë me flakët, të ndihmuar nga katër avionë dhe dy helikopterë.
”Trafiku është i ndaluar në autostradën nacionale Tripoli-Pirgos”, shtoi policia. Ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chryssochoidis dhe ministrja e Kulturës Lina Mendoni ishin në zonë të mërkurën në mbrëmje.