Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se situata paraqitet problematike në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës.

Sipas ministrisë, krahas helikopterit holandez ne terren për shuarjen e këtij zjarri janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Situara paraqitet problematike në majën e Zezë.

Në qarkun Shkodër zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz po mbahet nën kontroll, nuk paraqet rrezik, ndërsa zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit lokale.

Zjarri në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, vazhdon puna për shuarjen e vatrave të vogla.

Në qarkun e Vlorës në malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, po monitorohet nga punonjës të njësise administrative. Nuk ka rrezik për banesat.

Në qarkun e Lezhës zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vijon puna nga zjarrfikësit e bashkise Mirdite ne disa zona te caktuara për ta mbajtur zjarrin nen kontroll. Nuk paraqet rrezik per zona te banuara.

Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka intesitet të ulet dhe nuk paraqet rrezik për përhapje dhe zona të banuara. Vatra po mbahet në monitorim.

Ndërsa zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë nuk paraqet rrezik për zonat e banuara dhe po mbahet në monitorim.

Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat gjatë mbrëmjes së djeshme është përhapur për shkak të erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.

Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin), njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkisë Dibër.

Në qarkun Tiranë zjarri në fshatin Mengël, njësia administrative Helmës, bashkia Kavajë nuk paraqet rrezik për zona të banuara, megjithatë në terren krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.