Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se sot pasdite dhe nesër pritet nivel “i lartë” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “i moderuar’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër sa i përket zjarreve në pyje. IGJEUM thekson se, në disa qarqe pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër, Kukës dhe Dibër. Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
Sa i përket reshjeve, IGJEUM bën të ditur se sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në të gjithë qarqet. Sa i përket temperaturave, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25/34 °C, në vendet e ulëta: 23/38 °C, në vendet malore: 18/36 °C.
Era sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë.