Në malin e Tërbunit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimin e zjarrit në kurorën e qytetit të Pukës. Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 150 trupa të FA dhe dy helikopterët holandezë. Ndërkohë drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ka thënë se operacioni për shuarjen e flakëve do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Çako: Është vendosur nën kontroll zjarri, një operacion që do të vazhdojë edhe nesër. Janë angazhuar forca të shumta, mbi 150 forca të cilat do të mundësojnë rrethimin e gjithë perimetrit për të ndaluar përshkrimin e të gjithë kurorës së Pukës. Ka vijuar gjatë gjithë ditës operacioni me helikopterët holandezë. Rreth 250 mijë litra ujë janë hedhur për rreth 2-3 orë. bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët e ndjejnë të rëndësishme të mjedisit të marrin masa, por edhe të reagojnë në kohë.