Tirana po kthehet gjithmonë e më shumë në qytetin e preferuar të shumë turistëve, të cilët pavarësisht temperaturave të larta të muajit gusht, zgjedhin të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, por edhe për shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri, të cilët nuk ngurojnë të shprehin kënaqësinë e të jetuarit në këtë qytet.

Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Demian Smith, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me një pamje të Tiranës, ku ajo që bie në sy është gjelbërimi i qytetit dhe qielli i pastër në këto ditë vere.

“Qytet i gjelbër dhe qiell blu”, – shkruan diplomati amerikan përkrah fotos dhe simbolin e diellit që shkëlqen dhe të pemëve që mbizotërojnë pamjen nga është shkrepur.