Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith u takua me ekipin e Korpusit të Paqes në zyrën e tyre në Tiranë. Ndërsa vizitoi zyrën, Zv. Ambasadori Smith i shprehu drejtoreshës së vendit të Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Megan Wilson dhe stafit, vlerësimin e tij për punën e Korpusit të Paqes në Shqipëri, duke theksuar angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerët shqiptarë për përgatitjen e kthimit të Vullnetarëve në komunitetet e tyre.
Drejtoresha Wilson përsëriti angazhimin e ekipit për të vazhduar punën në përmbushjen e misionit të Korpusit të Paqes për nxitjen e paqes dhe miqësisë në botë, siç mishërohet në rritjen e partneritetit midis popullit amerikan dhe atij shqiptar. Zv. Ambasadori Smith, siguroi anëtarët e stafit se ai do të vazhdojë të ndjekë dhe mbështesë përpjekjet dhe përparimin e Korpusit të Paqes në Shqipëri, veçanërisht teksa ekipi punon për të rikthyer në Shqipëri vullnetarët e Korpusit.