Tashmë gjithçka është zyrtare. Qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini ka rinovuar kontratën me Juventusin. Ai ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare deri në vitin 2023, teksa do të marrë pjesë edhe në Kupën e Botës vitin tjetër, shkruan Gazeta Express.
Edhe 12 ditë, Chiellini do t’i mbushë 37 vjeç, teksa ende është në formë të lartë dhe ndjen se mund t’i japë ende shumëçka “Zonjës së Vjetër”. Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2004.