Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 shtatorin e vitit 2001, ku SHBA u godit nga terrorizmi. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se 20 vite më parë SHBA u goditën nga katër sulme të koordinuara terroriste, të cilat lanë pas 3 mijë viktima dhe rreth 25 mijë të plagosur, duke rregjistruar edhe sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.
Balla në shënimin e tij thekson se sot përkujtojmë gjithashtu 340 zjarrfikës dhe 72 punonjës policie të cilët humbën jetën pas kolapsimit të dy kullave binjake në New York. Sipas Ballës, Shqipëria menjëherë pas atij momenti tragjik iu bashkua SHBA si një aleat besnik në një aleancë globale kundër terrorizmit.
Postimi i plotë:
11 Shtator 2001 ??. 20 vite më parë SHBA u goditën nga katër sulme të koordinuara terroriste, të cilat lanë pas 3 mijë viktima dhe rreth 25 mijë të plagosur, duke rregjistruar edhe sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit.
Përkujtojmë sot gjithashtu 340 zjarrfikës?? dhe 72 punonjës policie ?♀️ të cilët humbën jetën pas kolapsimit të dy kullave binjake në New York.
Shqipëria menjëherë pas atij momenti tragjik iu bashkua SHBA si një aleat besnik në një aleancë globale kundër terrorizmit. Sot pas 20 vitesh teksa regjimi taleban u rivendos në Afganistan, Shqipëria është përkrah SHBA në mikpritjen dhe mbështetjen e afganëve, jeta e të cilëve rrezikohet në vendin e tyre.