“Ndërsa vazhdojmë të shërohemi nga kjo tragjedi, ne e dimë me siguri se nuk ka asgjë që Amerika nuk mund të kapërcejë. Farërat e kaosit, të mbjella atë shtator nga ata që donin të na lëndonin, përkundrazi, kanë lulëzuar në fushat e shpresës për një të ardhme më të ndritshme”. Kështu presidenti Joe Biden përpiqet të ngjallë optimizmin, ndërsa shpall 10 dhe 11 shtatorin si “Ditët Kombëtare të Lutjes dhe Kujtesës” në përvjetorin e njëzet të sulmeve të Al Kaedës në Kullat Binjake dhe Pentagonit, dhe atë të dështuar kundër Capitol Hill.
Do të jetë përvjetori i parë pa luftën në Afganistan të nisur disa javë më vonë kundër rrjetit të Osama bin Laden dhe talebanëve, më i gjati në historinë amerikane.
Por hija e tërheqjes kaotike të vendosur nga Biden, javën e ardhshme do të jetë në qendër të vëmendjes së Kongresit me dëgjimin e parë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
Ishte një sulm i paimagjinueshëm ndaj simboleve të fuqisë financiare dhe ushtarake të Amerikës, një goditje e paparë për demokracinë amerikane dhe atë të të gjitha vendeve perëndimore, e cila jehon edhe sot e kësaj dite, me krizën afgane.
“Aktet frikacake të lindura nga urrejtja perverse që kanë ndryshuar kombin tonë përgjithmonë”, u shpreh presidenti Biden, duke theksuar se edhe “20 vjet pas asaj dite terrori, traume, dhimbjeje dhe kërkimi të drejtësisë, personale dhe kolektive këto përkujtime kthejnë gjithçka me dhimbje sikur të keni marrë lajmin pak sekonda më parë”.
Së bashku me imazhet e asaj tragjedie që televizionet vazhdojnë të riprodhojnë në speciale, dokumentarë, intervista, aeroplanët që kalojnë nëpër rrokaqiell, tymi që errëson qiellin, kullat e shndërruara në pluhur, të plagosurit në arrati, heronj në flakë. Biden premton se 2,977 viktimat nuk do të harrohen kurrë dhe fton të reflektojmë mbi lirinë dhe tolerancën.
“Me të njëjtën këmbëngulje me të cilën ne mbrojmë vlerat amerikane që janë rrënja e forcës sonë, pjesë e karakterit tonë amerikan”.
Në një video të publikuar në prag të përvjetorit të 20 -të, ai bëri homazhe për 2,977 njerëzit që humbën jetën.
Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar unitet ndërsa vendi i tij përgatitet të kujtojë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit.
Së bashku me Zonjën e Parë ai do të vizitojë të tre memorialët e sulmeve të rrëmbyesve nën masa të rrepta sigurie.
E gjithë Amerika do të ndalet për të kujtuar, me ceremoni, lutje, procesione me pishtarë, tingëllimin e kambanave, koncerte si Requiem i Verdit në Met me 500 vende të rezervuara për familjet e viktimave.
Ndërkohë, mediat amerikane vënë në dukje se hijet e këtyre 20 viteve, pas së cilës gjithnjë e më shumë amerikanë mendojnë se vendi ka ndryshuar për keq dhe është më pak i sigurt.