Në 20-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat në Nju Jork, Tirana ka vendosur të përkujtojë sakrificat e atyre që humbën jetën në atë 11 shtator duke projektuar mbi kolonat tek Rektorati dhe Akademinë e Arteve ngjyrat e flamurit amerikan.
Teksa ka postuar një foto nga sheshi “Nënë Tereza”, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë fashist apo komunist, apo si ai i 11 shtatorit – që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, shoqëritë dhe liritë tona të hapura.
“Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit – që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura. Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera”, shkruan Veliaj.
Tirana knows too well what terror is, whether fascist or communist, or as in #September11 – it aims to destroy our way of life, our open societies & freedoms.
We lit the @CityOfTirana in #StarsAndStripes to #NeverForget those who fell & those who fought for these values! ??❤️?? pic.twitter.com/1pi3dJOTgq
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) September 11, 2021