Trupi juaj ka nevojë për natrium pasi bën që muskujt dhe nervat të funksionojnë normalisht. Megjithatë, njerëzit konsumojnë më shumë kripë, gjë që mund të rrisë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, goditjes në tru dhe problemeve të tjera shëndetësore. Këto janë tre këshilla që duhet të ndiqni:

Ndiqni dietën tuaj-Ndiqni aplikacione për ndjekjen e dietës ose shkruani ushqimet, sasitë dhe nivelet e natriumit për të patur një ide të konsumit tuaj të përditshëm.

Zgjedhni produktet me përmbajtje të ulët të natriumit-Ka shumë mundësi me përmbajtje të ulët të natriumit, si salcë soje me pak natrium. Nëse nuk jeni të sigurt nëse një ushqim është i lartë në natrium, lexoni etiketat dhe vini re miligramët e natriumit për racion dhe përqindjen e vlerës ditore.

Kufizoni ushqimet e përpunuara- Ka më shumë kripë në ushqimet e përpunuara ose të parapërgatitura sesa mund të mendoni. Një alternativë e shëndetshme që mund t’ju ndihmojë të ulni marrjen e natriumit është t’i përgatisni ushqimet tuaja me përbërës të freskët, të pakripur ose me pak kripë.