Në përkujtim të 30-vjetorit të zbarkimit të 20.000 emigrantëve shqiptarë me anijen ‘Vlora’ në portin e Barit, kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shtetin fqinj, Itali. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, me një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto pasi ka zbritur nga avioni.
“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare”, shkruan Rama.
30 vite më parë, 20,000 shqiptarë të pashpresë, nxituan t’i iknin varfërisë dhe kaoist të krijuar në vend, pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Imazhet e anijes ‘Vlora’ dhe ‘lumi’ i njerëzve të dëshpëruar për t’u larguar, u ngulitën thellë në kujtesën e shqiptarëve, por edhe Italisë.