Vijon të rritet numri i v i k timave nga COVID në Kosovë, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se po në 24 orët e fundit u regjistruan 1612 raste të reja infeksioni.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë ka shkuar në 26.524. Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 119.471.

Prej ditësh tashmë, Kosova ndodhet në pikun e një vale të re të COVID, duke regjistruar shifra të larta viktimash. Këtë të hënë në vend hynë në fuqi edhe masat anti-COVID, që pritet të frenojnë përhapjen masvive të virusit.