Rregullat janë bërë që të thyhen, apo jo? Disa prej nesh jetojnë me frikën se mos gabojnë qoftë edhe në një email që shkruajnë, ndërsa të tjerë janë shumë më sfidues. 4 shenja të horoskopit që nuk luajnë kurrë sipas rregullave
Binjakët-Binjakët janë të paparashikueshëm. Udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit, i cili lulëzon kur destabilizon gjërat. Ashtu si fëmijët e vëgjel copëtojnë kompjuterin e familjes vetëm për ta montuar sërish atë, edhe Binjakët thjesht duan të kuptojnë se si funksionojnë gjërat.
Shigjetari-Shigjetarët janë vërtet të patrembur. Si shenjë e ndryshueshme e zjarrit, ata drejtohen nga një natyrë shumë kureshtare që pothuajse kurrë nuk është e kënaqur. Shigjetari është veçanërisht i prirur për të thyer rregullat. Ndryshe nga Binjakët, ata nuk e bëjnë këtë thjesht për të testuar kufijtë tuaj, e bëjnë atë për të zbuluar të vërtetën. Si filozofi i vërtetë i zodiakut, Shigjetari thjesht dëshiron të hyjë në thelbin e çështjes dhe asgjë nuk mund ta pengojë.
Peshqit-Peshqit ndjekin intuitën e tyre, gjë që shpesh çon në krijimin e valëve. Peshqit zakonisht janë të vetëdijshëm se si ndihen njerëzit e tjerë në çdo situatë dhe shkeljet i bëjnë në të mirën e kolektivit. Peshqit gjithashtu urrejnë të ‘kapen’ kur ata po i tejkalojnë kufijtë dhe kanë tendencë të bëjnë prapa kur mendojnë se kanë shkuar shumë larg. (Por mos mendoni se kjo i ndalon ata të provojnë përsëri.)
Ujori-Ujorët mendojnë jashtë kutisë. Janë gjithmonë të gatshëm të luftojnë për kauzat në të cilat besojnë. Ju kurrë nuk do të gjeni një Ujor që po rebelohet për hir të rebelimit.
2 shenja të zodiakut që luajnë gjithmonë sipas rregullave
Demi-Demi është besniku që kurrë nuk i thyen rregullat. Demi është lloji i personit që është aq i palëkundur sa do të qëndrojë në një punë, marrëdhënie apo miqësi deri në fundin e hidhur.
Luani-Të gjithë e dimë që Luanët e duan vëmendjen. Fitojnë mirënjohje dhe respekt vetëm prej të qenit simbol i respektimit të rregullave.