Ndodh shpesh që t’ju shfaqet një parandjenjë e mirë apo e keqe për diçka apo për një person, kjo është intuita e cila mund t’ju bëj të gaboni ose jo. Në këtë artikull do të njiheni me katër shenjat e zodiakut që kanë intuitën shumë të zhvilluar dhe kanë një lidhje të fortë me zërin e tyre të brendshëm.
1. Gaforret nuk mund ta fshehin atë që ndiejnë. Megjithëse, jo gjithmonë e dinë se çfarë të bëjnë, ato mund ta kuptojnë kur diçka nuk është në rregull.
2. Një Peshore i shikon gjërat pa paragjykime, prandaj intuita e tyre është shumë e saktë dhe e besueshme. Duke qenë shenjë zodiakale e gjykimit dhe ekuilibrit, ato mund t’i shohin gjërat pa paragjykime. Gjithashtu kanë aftësinë që të dallojnë një situatë kur është e rreme dhe kur është e vërtetë.
3. Akrepi është gjithmonë dy hapa përpara të tjerëve. Kur një Akrep ju shikon në sy është sikur t’ju depërtojë drejtpërdrejt shpirtin tuaj. Ndërsa shumica e njerëzve preferojnë ta shmangin të vërtetën, një Akrep është i programuar që vazhdimisht ta kërkojë atë.
4. Peshqit janë në kontakt me nënvetëdijen e tyre. Peshqit janë një shenjë e ndjeshme dhe shumë delikate. Normalisht që kanë një intuitë të zhvilluar, duke i përjetuar situata të ndryshme jetësore edhe në ëndrra.