Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Janë 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 552 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar në 24 orë 552
Të shtruar në spitale 195
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,499
Testime totale 1,120,460
Raste pozitive 157,436
Raste të shëruara 142,269
Raste Aktive 12,619
Humbje jete 2,548
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5236
Shkodër 1507
Durrës 1084
Fier 1081
Vlorë 864
Lezhë 713
Elbasan 620
Berat 455
Korçë 313
Kukës 276
Gjirokastër 271
Dibër 199