Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan u martuan në vitin 2018 por lumturia e çiftit ishte jetëshkurtër. Dyshja, të cilën kanë dhe një fëmijë, vendosën të ndaheshin vetëm 15 muaj më vonë. Edhe pse aktori dhe Feyza u divorcuan me marrëveshje, ata vazhdojnë të përballen sërish me njëri-tjetrin. Aktan ka parawitur së fundmi një kallëzim penal kundër ish-burrit dhe motrës së tij, Sibel Semerci duke pretenduar se ata e përgjuan duke vendosur një kamerë në shtëpinë ku ajo jetonte me djalin e saj.
Ish-bashkëshortja e aktorit turk akuzoi se e kanë kërcënuar me publikimin e fotove në media. Aktan deklaroi se ishte i shqetësuar nga monitorimi i vazhdueshëm i shtëpisë së saj dhe regjistrimi i imazheve. Aktori dhe më parë është akuzuar nga ish gruaja për dhunë.