Me përfundimin e sezonit turistik në vend, në pikën kufitare të Morinës ka pasur fluks të madh automjetesh gjatë pasdites së sotme.
Radhët e gjata kilometrike janë krijuar pasi pala kosovare po zbaton masat antiCOVID në kufi.
Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi.
Qytetarët presin për orë të tëra në rradhë për të kaluar pikën kufitare.
Kjo situatë vijon prej 31 gushtit kur pala kosovare vendosi masat e reja në kufi, ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.