Nga Ylli Pata/ Edi Rama e kishte hedhur prej dy ditësh programin e qeverisë së tetë të tij në web. Ku realisht pati mjaft diskutime në rrjet nga gazetarërë, qytetarë, por edhe profesionistë, që në këndvështrimin e tyre bënë një oponencë, apo edhe opozita mjaft të fortë ndaj thelbit të shtratit politik të qeverisë.
Që natyrisht u shoqërua me argumente e diskutime nga më të ndryshmet, e me qëndrime e opinione për shumë fusha të zhvillimit të vendit.
Kishte në to, qëndrime mjaft të ashpra, madje antagoniste, që akuzonin Edi Ramën se ka përgatitur një program jo serioz, të dobt, sipërfaqësor, me probleme në konceptim e llogaritje.
Me një fjalë pati një debat të vërtetë publik për 48 orë rresht. Një mundësi që e ka dhënë rrjeti, epoka dixhitale, ku ofrimi i mendimit merr përhapje të rëndësishme në këto kanale.
Por Në Parlament, ndodhi krejt një skenë e ndryshme, madje e vjetër. Lulzim Basha, me njerëzit e tij të stafit, bëri namin në Kuvend për të akuzuar kryeparlamentaren Nikolla, qeverinë e normalisht njerëzit e mazhorancës se nuk i dha kohë për tu përgatitur, ngaqë ata donin të hënë edhe jo sot që është e enjte.
PD mund të ketë arsye, madje edhe të drejtë, ja ta zëmë se PS e ka pasur me të futur. Madje se zëmë fare: PS e ka pasur me të futur. Edhe?
A nuk ishte dita e sotme, kur Edi Rama shpall idenë e programin e qeverisë së tretë, që opozita të dilte me idenë alternativr. Ja ta zëmë se programin se dinin krejt e s’ishin përgatitur (kishte 24 orë që e kishin materialin).
Po mirë nuk mundet që sot Lulzim Basha dhe qeveria e tij në hije të jepnin vizionin e tyre për Shqipërinë për pandeminë, pasojat e tërmetit, arsimin, zhvillimin ekonomik, taksat e buxhetin? Mundet! Por as Lulzim Basha, e as “kolonelët” e tij nuk ishin përgatitur për alternativëe, por thjesht nxorën planin e kontestimit “për procedurë”.
E ç’ndodhi?! Sot njerëzit dëgjuan se ç’kërkon të bëjë Edi Rama, apo edhe çfarë ai kërkon të thotë se do të bëjë, por nuk dinë ende se cila është alternativa e Lulzim Bashës. i cili merret me procedura. A e humbi shansin Lulzim Basha sërish? Duket se po!