Ditën e nesërme pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitojë Shqipërinë, në lidhje me këtë temë, gazetari i Deutsche Ëelle, Bahri Cani ka dhënë disa detaje.

Gazetari theksoi se Kancelarja do të shprehë qëndrime tepër të qarta për situatën në Ballkan dhe procesin e Berlinit, iniciativë që e ka marrë vetë ajo në vitin 2014.

Ndër të tjera, gazetari Cani u pyet dhe për deklaratën e Sekretarit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, i cili tha se Gjermania mbështet vetëm Procesin e Berlinit, i cili përfshin të 6 shtetet e Ballkanit pa bërë përjashtime.

Sipas Canit ky qëndrim është qëndrimi zyrtar i kancelares dhe qeverisë gjermane se përndryshe nuk do të artikulohej nga Sekretari.

Në fund ai u shpreh se Kancelarja nuk do të merret shumë me problemet e politikës së brendshme në Shqipëri pasi kjo është një çështje që i takon kancelarit të ri.

Fjala e plotë:

Me siguri nuk është rutinë, sepse është vizita e fundit e Kancelares. Ajo do të shprehë qëndrime shumë të qarta për sa i përket Gjermanisë për situatën në Ballkan dhe procesin e Berlinit, të cilin ajo e ka nisur vetë në vitin 2014. Është vizitë e lamtumirës.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme për ‘Open Balkan’? Definitivisht ky është qëndrimi zyrtar edhe i Kancelares dhe qeverisë gjermane, dhe me siguri sekretari nuk do dilte me qëndrim zyrtar. Gjermania mendon se duhet të realizohen projekte që janë nisur në kuadër të procesit të Berlinit, pra nisma për të 6 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm për një apo për dy vende. Këta mesazhe janë dhe diplomatike. Për sa i përket ekonomisë, nuk do të ketë marrëveshje konkrete por rekomandime.

Besoj nuk do të ketë tepër mesazhe politike për politikën e brendshme. Të jeni të sigurt që Gjermani është e informuar për çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri. Pas takimit me Ramën, Merkel do të takohet dhe me 4 liderët e tjerë të Ballkanit në Tiranë. Kancelarja Merkel ka pasur shpresa të mëdha te Aleksandër Vuçiç kur mori detyrën në vitin 2014, por ai nuk i ka realizuar detyrat për sa i përket dialogut me Kosovën. Kryeministri Rama ka pasur një raport më të favorshëm në fillim, por pas një kohe të caktuar ka rënë në nivelin e liderëve tjerë. Nuk besoj se Merkel do të futet thellë në zgjidhjen e problemeve të brendshme politike, por do e lërë për pasardhësin e saj.