Nusja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani, ka një hall “të madh”!

Në një sërë pyetjesh të drejtuara nga ndjekësit ku ajo ka zakon t’i përgjigjet, blogerja tregoi lidhur me një hall “të madh” i cili e pengon atë në përditshmëri…gjoksi. Armina tha se nëse do të kishte mundësi të ndryshonte diçka te vetme në trupin e saj ajo do të ishte ‘mjekra e dyfishtë’ siç e quan ajo dhe gjoksi, të cilin do të dëshironte ta kishte më të vogël pasi i dhëmb shpina prej tij.

Njëri prej ndjekësve e pyet: E dimë qe e do veten siç je (e bukur), por çfarë është e vetmja gjë që do doje të mos e kishe ose do doje ta ndryshoje?

Përgjigja e Arminës: Do doja mos kisha mjekër të dyfishtë dhe të kisha gjoks pak më të vogël, sepse shpina më dhemb shumë, po më vret.