Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar menjëherë nga Nishi për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Bruksel. Vuçiç thotë se u tregua qartë që në të ardhmen shqiptarët nëse veprojnë njësoj do të hasin në rezistencën e serbëve të Kosovës. “Tërheqja e ROSU është parashikuar dhe ky është një tregues se në të ardhmen veprime të tilla të shqiptarëve do të hasin rezistencën e popullatës serbe. Kthimi i KFOR -it në përputhje me Rezolutën 1244 është i rëndësishëm dhe tregon se është e mundur të sigurohet siguri garanci për serbët”, tha Vuçiç.

Madje Vuçiç thekson se pikën për etiketat ngjitëse e ka prezantuar pala serbe si një zgjidhje të përkohshme. “Ne jemi ata që prezantuam regjimin e afisheve për ta, ata nuk mund të prezantojnë pllaka prove, por ata do të vendosin një afishe në stemën serbe dhe nuk ka kosto të përfshira”, shpjegoi presidenti serb.