Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka shpallur hapjen e konkursit për 21 vende vakante për veterinerë zyrtarë shërbimi në rajonet Elbasan, Shkodër dhe Vlorë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një njoftim për shtyp, thekson se kandidatët duhet të jenë diplomuar për “Mjek Veteriner”.
Detyrat kryesore për vendet e shpallura janë: Identifikimi dhe regjistrimi i fermës blegtorale, zbatimi në praktik i profilaksive shëndetësore për sëmundjet në kafshë si dhe monitorimi i vazhdueshëm i fermës mbi shëndetin e kafshëve bujqësore. Përkatësisht vendet vakante për punësimin e mjekëve veterinerë janë 7 në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Shkodër, 9 vende në drejtorinë e Elbasanit dhe 5 në të Vlorës.