Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri Sali Berisha ka dorëzuar në Kuvend shkresën se është pjesë e grupit parlamentar të PD.
PD sot konfirmoi se grupi parlamentar i PD ka në përbërjen e saj 44 deputetë me kryetar Alfred Rrushaj dhe në të nuk ndodhej Sali Berisha i cili u përjashtua nga grupi pak ditë më parë.