Ish-presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se gjiganti gjerman nuk do të jetë në gjendje ta blejë Erling Haalandin e Borussia Dortmundit, pasi pret që për norvegjezin të ketë një ankand mes gjigantëve evropianë. Sulmuesi 21-vjeçar i ka shënuar 65 gola në 65 paraqitje për Dortmundin deri tani, duke zgjuar interesim të madh në tregun e transferimeve.
Gjigantët e mëdhenj si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim të madh për të dhe Rummenigge e pranon se Bayerni nuk ka para për të garuar me këto klube për norvegjezin. “Do ta shohim një ankand në të cilin ai do të blihet nga klubi që e ofron pagën më të lartë. Mendoj se kjo është e pamundur për klubet e Bundesligës, madje edhe për Bayernin”, tha Rummenigge.