Esmeralda Metkaj, ose Cubi, siç e njohin të gjithë, është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Mirëpo, vitet e fundit ajo u shkëput nga ekrani. Në një intervistë me moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit”, ajo ka treguar arsyen. Kush ia ka vjedhur zemrën Cubi Metkaj? Aktorja flet për herë të parë për jetën personale.

“Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizik”, tha Cubi. Kush ia ka vjedhur zemrën Cubi Metkaj? Aktorja flet për herë të parë për jetën personale Sa i përket jetës private, ajo tregohet e rezervuar. Megjithatë, tregoi disa detaje për herë të parë, në emisionin me Alban Musën. “Statusi im ka qenë dhe jam e dashuruar”, tha Metkaj.

Për momentin, aktorja është pjesë e “Klanifornia”, por foli dhe për planet e së ardhmes. Ajo tregoi se po mendon të vijë me një program të sajin, por ende nuk ka diçka konkrete.