Bashkimi Evropian do të heqë territorin britanik të Anguilla dhe shtetet ishullore Dominica dhe Sejshelle nga lista e parajsave fiskale, deklaruan zyrtarët. ”Masa u ra dakord në një takim të përfaqësuesve të 27 shteteve anëtare”, tha një diplomat i BE-së.
Vendimi do të përmirësojë imazhin e territoreve të prekura, pasi kompanitë po përballen me presion në rritje për të shmangur përdorimin e juridiksioneve me norma shumë të ulëta tatimore “efektive” për investitorët e huaj. ”Ishujt Samoa amerikane, Fixhi, Guam, Palau, Panama, Samoa, Trinidad Tobago, Ishujt e Virgjër të SHBA dhe Vanuatu do të vazhdojnë të mbeten në këtë listë, pasi ato promovojnë praktika abuzive tatimore që minojnë të ardhurat tatimore të shteteve të BE”, sipas Bashkimit Evropian.
Lista e rishikuar do të miratohet zyrtarisht në takimin e ministrave të Financave dhe Ekonomisë të bllokut.