Pas një rishikimi nën rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme në udhëtimet jo thelbësore në BE, Këshilli i BE-se përditësoi listën e vendeve, rajoneve të veçanta administrative dhe entiteteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen. Në veçanti, Uruguai u shtua në listë dhe Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam, Japonia dhe Serbia u hoqën nga lista. Udhëtimet jo thelbësore në BE nga vendet ose entitetet që nuk janë të listuara në shtojcën “I” i nënshtrohen një kufizimi të përkohshëm të udhëtimit.
Kjo nuk paragjykon mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për udhëtarët plotësisht të vaksinuar. Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, do të përditësohet. Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta në vijim;
Australi Bosnje dhe Hercegovinë Kanada Jordani Zelanda e Re Katari Moldavi Arabia Saudite Singapori Korea e jugut Ukraina Uruguaj Kina