Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5812 testime për Covid-19 nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 998 qytetarë. Në të gjithë vendin janë 12,528 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Tre qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirus, një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: 306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Statistika (09 Shtator 2021) Raste të reja ditore 998 Të shëruar në 24 orë 866 Të shtruar në spitale 149 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 5812 Testime totale 1,101,062 Raste pozitive 154,316 Raste të shëruara 139,257 Raste Aktive 12,528 Humbje jete 2,531 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4870 Shkodër 1696 Durrës 1213 Fier 967
Vlorë 917 Lezhë 716 Elbasan 664 Berat 459 Korçë 310 Gjirokastër 269 Kukës 273 Dibër 174