Karim Benzema dhe Kylian Mbappe kanë pasur alkimi dhe shkëlqim gjatë detyrës ndërkombëtare me Francën. Numri 9 aktual i Real Madridit është i bindur se një ditë, sulmuesi i PSG do të luajë në klubin që dëshiron, në “Santiago Bernabeu”. Mbappe ishte i lidhur shumë me një lëvizje te Real Madridi gjatë gjithë verës, me kontratën e tij te PSG që do të skadojë më 30 qershor 2022, pa pranuar ta rinovojë atë ende. Megjithatë, ofertat e “Los Blancos” deri në 200 milionë euro nuk ishin të mjaftueshme për ta tunduar klubin francez ta shiste xhevahirin francez. “Ai është një lojtar që, një ditë ose një tjetër do të luajë për Real Madridin. Ne shkojmë shumë mirë dhe do të doja që të ishte tashmë me mua në Madrid”, – tha Benzema për RTL, pas barazimit 1-1 të Francës kundër Bosnjës, në të cilën Jules Kounde u përjashtua me karton të kuq.
Këto komente nga Benzema vijnë pasi tregoi dëshirën e tij për të luajtur së bashku me Mbappe te Real Madridi, gjatë konferencës së parë për shtyp, pas kthimit në ekipin kombëtar francez për “Euro 2020”: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, por Mbappe do të ishte i mirëpritur te Real Madridi. Ai është një lojtar që ka të gjitha cilësitë për të qenë lojtar i Real Madridit në të ardhmen”.