Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit në legjislaturën e 10-të të tij. Soreca shprehet se roli i parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian. Ai thekson se BE pret që të gjithë anëtarët e parlamentit të çojnë përpara integrimin, duke e cilësuar atë një përparësi gjithëpërfshirëse për të gjithë.

“Urime deputetëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i parlamentit është kyç për pranimin në BE. Presim që të gjithë anëtarët e parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithpërfshirëse për të gjithë”, shkruan Soreca.