Cardi B dhe Offset janë bërë sërish prindër! Ka qenë vetë reperja që e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi me bebin numër 2 në krah dhe bashkëshortin e saj. Çifti shfaqet në një shtrat spitali, duke parë me dashuri djalin e porsalindur. “9/4/21,” shkroi Cardi në postim, duke shtuar disa emoji. Megjithatë, ajo nuk e zbuloi emrin e të birit.

Ndërsa në një deklaratë, dyshja tha: “Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai ka që tani aq shumë dashuri nga familja e miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.”

Reperja e dha lajmin e pritjes së ëmbël në qershor. Çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, të quajtur të Kulture. Ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë.