Ish kryeministri Sali Berisha do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re duke i shpallur kështu ‘luftë’ frontale SHBA pas vendimit për shpalljen ‘non grata’. Kështu deklaroi vetë ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.

“Unë nuk fshihem prapa mandatit, nuk fshihem prapa sovranitetit”, u shpreh z. Berisha. Sali Berisha tha se sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve”.