Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni shtetërore presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave dhe më pas do të zhvillohet një takim me kryeministrin Edi Rama. Në orën 10:50 Von der Leyen do të jetë e pranishme edhe në inagurimin e shkollës “Korb Muca” dhe kopshtit “Europa” që u rindërtua nga fondet e BE pas tërmetit të 2019. Ndërsa në orën 11:15 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.