Bajmet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash. Shpesh ankohemi që nuk kemi energji gjatë ditës dhe këtë plogështi mundohemi ta luf tojmë me kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.
Mjekët shpjegojnë se shkaku kryesor i rënies së energjisë, mund të ketë të bëjë me mënyrën e komunikimit të mikrobiomës tuaj me qelizat e tjera. Prandaj për të rritur energjinë është e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiomën dhe kjo mund të arrihet duke shtuar më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.

Por përse kanë rëndësi fibrat? Triliona baktere të mira që jetojnë në zorrë, duhet të ushqehen me vaktet e tyre të preferuara, që janë ushqimet prebiotike. Kur kjo ndodh, këto baktere gjenerojnë gazra që komunikojnë informacione nga mikrobioma juaj në qelizat tuaja. Pa lëndë të mjaftueshme prebiotike për tu bashkuar, molekulat anti-inflamatore që prodhojnë energji, nuk funksionojnë në mënyrë optimale, gjë që ju bën të niheni të pafuqishëm. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga ushqimet të cilat mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë më tepër energji.

Farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.