Fitorja e vështirë ndaj Specias më shumë sa ka kthyer qetësinë te Juventusi ka shmangur një krizë të thellë. Pesë pikë në pesë javë, epoka e Allegrit në Torino filloi me frenat e dorës ngritur sipas Xhorxho Kileinit. Në një deklaratë për rrjetin “SKY”, kapiteni ka deklaruar:

Në futbollin e sotëm nuk ka kurrë durim, nuk ka kohë, por pas tërmeteve të mëdha ato janë dy aspekte të nevojshme për të gjetur një ekuilibër të ri.

Ne duhet ta mbajmë anijen të qëndrueshme edhe gjatë stuhisë sepse gjithçka do të jetë e mundur me punë dhe sakrifica. Anija në port do të mbërrijë, ndoshta e dëmtuar por do të mbërrijë.