Në vendin tonë vijojnë të jenë të larta numri i infektive dhe viktimave nga COVID-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 849 infektime të reja.
Nga 4 769 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë.
Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç,
Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.