Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave anti-COVID. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se pjesa më e madhe e tyre dhuruar nga SHBA përmes mekanizmit të Covax dhe pjesa tjetër përmes marrëveshjes me kompaninë Pfizer.
“503.100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53.820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.
Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftim.