Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar, saktësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 173 persona të infektuar me virusin.
Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 7 qytetarë. Lajmi i mirë është se janë shpallur si të shëruar 1.434 qytetarë, ndërsa numri total i rasteve aktive është 7.635.