Maqedonia e Veriut ka regjistruar 23 viktima në 24 orët e fundit. Bilanci i fataliteteve vijon të mbetet i lartë. Nga ana tjetër 365 raste të reja ka pasur në po kaq orë.
Lajmi i mirë është se 551 pacientë u shëruan dhe i kanë dhënë fund betejës me COVID-19 si fitimtarë.