Numri i vdek je ve në SHBA do të tejkalojë numrin e vd e kj eve nga gripi spanjoll brenda një ose dy ditëve të ardhshme, sipas ekspertëve mjekësorë dhe statistikave. V d ek j et në SHBA të lidhura me Covid-19 që nga e diela në mbrëmje kanë qenë 673 763, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.
Gripi spanjoll i vitit 1918 mori rreth 675 000 jetë në SHBA. Para kësaj, pandemia e gripit ishte më v d e kj e pr urësja që nga formimi i SHBA. Me një mesatare prej 1 800 v d ek jesh në ditë, numri i v d ekj eve nga Covid-19 do ta tejkalojë gripin spanjoll.
Ekzistojnë dallime midis dy skenarëve. ”Në vitin 1918, popullsia e SHBA ishte pak më shumë se 100 milion, ndërsa sot është 330 milion”, siç thekson ”Washington Post”. Kjo e bën shkallën e v d e k jeve të një në 500 amerikanë në krahasim me numrin e 1918 të një në 150. Por, ndryshe nga periudha dyvjeçare e zgjatjes së gripit spanjoll, Covid-19 nuk është aspak afër zhdukjes totale.